Rektori i sapozgjedhun merr detyrën edhe zyrtarisht

Rektori i sapo zgjedhun i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, edhe zyrtarisht e ka marrë sot detyrën e Rektorit.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka zhvillue sot takim me Rektorin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, Marjan Dema, dhe ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e pranimit të detyrës së Rektorit.

Ministri Bajrami e ka vlerësue këtë si nji ngjarje të veçantë për Universitetin e Prishtinës, i cili ka zhvillue nji proces kredibil të zgjedhjeve, që u kunorëzue me zgjedhjen e Rektorit të Universitetit, profesor Marjan Dema.

Ministri Bajrami u shpreh i sigurtë se profesor Marjan Dema me përvojën e vet, me kapacitetin intelektual, me kontributin që ka dhanë gjithë jetën në ndërtimin e Universitetit, ka fuqinë dhe vullnetin me fillue procesin e stabilizimit të përgjithshëm të Universitetit të Prishtinës dhe procesin e ngritjes së imazhit dhe performances së UP’s.

Jemi të sigurtë se koha e krizave në Universitet po përfundon. Jemi të sigurtë se ekziston një vullnet, një konsensus i të gjithëve, që ky Universitet mund të ndërtojë një sistem të avancuar të arsimit të lartë. Këtë ja kemi borgj 60 mijë studentëve, shtetit të Kosovës, shoqërisë kosovare, sepse ky Universitet ka një rol historik, ka një rëndësi të përgjithshme shoqërore për vendin tonë”, tha ministri Bajrami.

Ministri theksoi se Qeveria e Kosovës dhe MASHT kane me i dhanë mbështetje të fuqishme zhvillimit të Universitetit, tu’ e promovue dhe tue qenë mbrojtës të autonomisë së plotë akademike dhe financiare.

Qeveria do të rrisë fondet për UP-në, do të punojmë bashkë me Universitetin në legjislacion, së bashku të orjentojmë universitetet drejt nevojave të tregut të punës, të promovojmë standarde të larta të cilësisë”, tha ndër të tjera ministri Bajrami, dhe në këtë drejtim ftoi edhe mediat, shoqninë civile dhe gjithë shoqninë me mbështet Rektorin në punën e tij për me zhvillue bashkë Universitetin e Prishtinës.

Ndërsa Rektori i sapozgjedhun, Marjan Dema, theksoi se besimi që i asht dhanë me këtë detyrë, e obligon me shkri tanë potencialin e akumuluem në këtë universitet, në mënyrë që Universitetit të Prishtinës t’i kthehet imazhi dhe të ecë drejt zhvillimit dhe cilësisë.

Në ceremoninë e pranimit të detyrës së rektorit, ishin të pranishëm edhe anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së, përfshirë edhe anëtarin ndërkombëtar, Sigurd Hollinger.