Rektori i UP’s, qe çka i ban Isa Mustafës

isadema

I pari i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema ka marrë vendim që t’ja “shkepusë” kontratën e punës kryeministrit të vendit Isa Mustafa, i cili punonte edhe si profesor i rregullt në Fakultetin Ekonomik të UP’s.

Këtë vendim Rektori e ka marrë për shkak se kryeministri i vendit më 15 Maj i ka mbush 65 vjet, tue e arrit kështu edhe moshën e pensionimit, çka ma nuk mund të jetë pjesë e Universitetit të Prishtinës.

Kështu i kanë thanë Gazetës Blic burime mbrenda universitetit ma të madh publik në vend.

“Para pak ditësh, Rektori i UP’s, Marjan Dema ka marrë vendim me pensionue Isa Mustafën”, ka theksue ky burim.

Simbas ligjit në fuqi, krejt ata që arrijnë moshën 65 vjeçare, pensionohen në mënyrë automatike.