Rektori: Mungesa e kuadrove shkak i pezullimit të programave n’UP

Rektori i Universiteti të Prishtinës, Marjan Dema, ka thanë se ende ky institucion i naltë arsimor, nuk ka pranue ndonji vendim nga Ministria për shifër të saktë të pranimit të studentëve për vitin akademik 2017-18.

N’Ora e Fundit, Dema tha se UP nuk asht vonue as kësaj here në lidhje me procesin e pranimit të studentëve e po ashtu dhe të akreditimit të programeve të saj.

Dema tutje shtoi se disa programe mund të mbesin pa plotësue për shkak se nuk ka të interesueme për atë lami, derisa pohoi se familjarët e deshmorëve kanë vendet e tyne të rezervueme në Universitetin e Prishtinës, deri në 2% gjithsesi simbas tij tue mos anashkalue aftësitë dhe shkathtësitë e askujt.