Remi e quen hero Astritin, kend e fajëson për vdekjen e tij!

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa- Remi i ka akuzue qendrat e paraburgimit dhe burgjet e Kosovës të cilat i quen si joprofesionale.

Remi e ka komentue vdekjen e Astrit Deharit tue e quejt atë si martir i drejtësisë së deshtueme në Kosovë.

 

Ky asht postimi i Remit n’Facebook:

 

Astrit Dehari dhe shteti normal

Qendrat e paraburgimit dhe burgjet e Kosovës udhëheqen nga ekipe joprofesionale.

Për më shumë, janë kampione të shkeljeve ligjore. Këtë e dinë zinxhiri menaxhues, prej të parit e deri te niveli më i lartë i shtetit.

Astrit Dehari duhet të cilësohet martir i drejtësisë së dështuar në Kosovë.

Duke njohur familjet e Astritit dhe të bashkëakuzuarve të tij, dyshoj thellësisht që ata të kenë pasur gisht në aktet për të cilat akuzohen. Shteti duhet tëreflektoj.

Astrit u prehshë në paqe.
Për mua je hero.
Ndër të parët që të trasoj fillesat e një shteti normal…