Renditja e “Doing Business”: Keni me u befasue ku renditet Kosova dhe cilat shtete i len mbas

Kosova në listën e sapo publikueme të “Doing Business 2017” të Bankës Botnore ka shënue progres, tue u ngjitë nga vendi 66 në vendin e 60 dhe ndodhet në mesin e vendeve që kanë arritë ma së shumti përparime.

Në raportin e sivjemë të listës “Doing Business 2017”, respektivisht të raportit të Bankës Botnore për lehtësimin e hapjes së biznisit, Kosova asht renditë e 13’ta në botë, nga gjithsej 189 vende të rendituna, transmeton lajmi.net.

Në rajonin tonë, Shqipnia ka arritë ma së shumti pikë, tue kapërcye 32 vende në krahasim me vitin e kaluem. Shqipnia aktualisht renditet e 58’ta në botë.

Kroacia gjendet në pozitën e 43’të, Mali i Zi zë vendin e 51, derisa Bosnja dhe Hercegovina gjendet e fundit në rajon, tue u renditë në pozitën e 81’të, transmeton lajmi.net.

Sa i përket Kosovës, kjo asht renditja ma e naltë qysh nga viti 2012, atëherë kur për herë të parë u fut në listën e Bankës Botnore për të bamit biznis. Aso kohe, Kosova ishte në vendin 126’të, derisa tash renditet në vendin e 60’të.

Në këtë renditje, Kosova ka lanë mbas Greqinë, Turqinë, Maltën, Kinën, etj.

Listës i prinë Zelanda e Re, e ndjekun nga Singapori, Danimarka, Hong Kongu, Korea e Jugut, Norvegjia, Britania e Madhe, SHBA’të, Suedia dhe Maqedonia.