Renxherët e armatës maqedone vlerësohen para NATO’s!

Pjesëtarët e çetës së deklarueme të renxherëve për operacione speciale në Poligonin e armatës “Krivollak” po përgaditen për vlerësimin e NATO’s Niveli – 1, e cila ka me u zbatue gjatë javës në kuadër të stërvitjes “Shkëlqimi i Maqedonisë 12”.

Vlerësimin kanë me ba vlerësues të autorizuem të NATO’s simbas standardeve të NATO’s për vlerësimin e aftësisë luftarake “CREVAL”, me ç’rast pjesëtarët e ARM’s në përgaditjet e fundit para vlerësimit i tregojnë krejt aftësitë e fitueme.