Renzi mbas miratimit të ligjit për martesa të homoseksualëve: Jam katolik, por u betova mbi Kushtetutë e jo mbi Bibël

Jam katolik, por politikën e baj si laik. Jam betue mbi Kushtetutë, e jo mbi Bibël.
Kështu tha sonte Kryeministri italian, Matteo Renzi, mbas debateve të shumta që vazhdojnë për miratimin nga parlamenti të ligjit për martesat e homoseksualëve.

Ai tha se e ka pritë reagimin negative nga hierarkia katolike, por ka shtue, se asht i gatshëm me përballue pasojat politike të këtij ligji në zgjedhjet e ardhshme.