Renzi jep alaramin, jemi n’orën vendimtare për botën, kend e mbeshtetë!

Kryeministri i Italisë Matteo Renzi shpreson që Hillary Clinton të zgjidhet presidente e ardhshme e Shteteve të Bashkueme të Amerikës.

“Janë orë vendimtare për Shtetet e Bashkueme të Amerikës dhe për gjithë botën.

Vetëm disa orë na ndajnë nga momenti kur do të marrim vesh emnin e presidentit të 45’t të Amerikës dhe asht e qartë se ky vendim ka me ndikue në krej botën në katër vitet e ardhshme.

Na shpresojmë që ajo të jetë nji grue”, ka shkrue në Facebook kryeministri i Italisë Matteo Renzi.

Ai ka lenë të nënkuptohet se dëshira e tij asht që Hillary Clinton me triumfue ndaj Donald Trump.