Republika Çeke me emnim të ri, n’anglisht ka me u shqiptue si shqip – Çekia

Udhëheqësit e Republika Çeke kane vendose me ba nji alternativa ma të shkurtë për emnin e vendit, e tash e tutje emni i shtetit ka me qenë veç Çekia.

Vendimi asht marrë për me iu lehtësue kompanive, politikanëve dhe sportistëve me e përdorë në mënyrë ma të shkurtë emnin e vendit nëpër produkte, stickers dhe këmisha.

Ndryshimet janë në pajtim me Presidentin, Kryeministrin, Presidentët e të dy dhomave të Parlamentit dhe nji ministër.

Mbasi të miratohet formalisht ndryshimi, rreth saj ka me u njoftue OKB dhe organizatat tjera ndërkombëtare.