Republika e Kosovës pret lajme të mira nga Greqia

Zavendësministër i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, ka vlerësue se vizita e tij e parë zyrtare në Greqi ka qenë e suksesshme, mbasi ka pasë për qëllim avancimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

Ai ka thanë se mbas kësaj vizite, Republika e Kosovës pret lajme të mira nga Greqia.

“Edhe Greqia dhe vendet e tjera që nuk e kanë njoftë pamvarësinë tonë janë të vetëdijshme se Kosova pret vendimin për ta njoftë shtetësinë e saj. Gjatë kësaj vizite unë i kam thanë qartë homologut tim grek, se presim lajme të mira nga Greqia”, ka thanë Murtezaj për “Epoka e re”.

Ai ka kallxue se, diplomacia e Kosovës asht tue punue që sa ma shpejt pesëshja e BE’s ta njohë Kosovën.