Republikanët fushatë kundër Hillary Clinton me këtë video: Ka probleme, nuk asht mirë

Nji video e kandidates demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton, po përdoret në fushatë nga republikanët për me paraqitë atë me probleme mendore. Video asht regjistrue në datën 10 Qershor.

Në video Clinton shihet tue lëvizë kryet mbrapsht në mënyrë të çuditshme, por ma shumë se sa nji krizë psiqike, siç pretendojnë republikanët, ajo doket sikur tenton me imitue dikend.

Dhe jo pa qëllim, raporterja e Associated Press, Lisa Lerer, e cila ishte e pranishme në momentin që u filmue kjo video, asht shprehë se Clinton thjesht mund të jetë nxanë në befasi nga fluksi i pyetjeve nga gazetarët.