Retuers: Vetëvendosje, befasia ma e madhe e zgjedhjeve në Kosovë

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportue për rezultatin preliminar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtuna më 11 Qershor në Kosovë.

Në raportin e kësaj agjencie, thuhet se befasia ma e madhe e këtyne zgjedhjeve ishte rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje.

Koalicioni i kryesuem nga Partia qeverisëse e qendrës së djathtë, ajo Demokratike e Kosovës (PDK) doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së Diellës në Kosovë, por asaj do t’i duhet me gjetë nji partner koalicioni për me formue njëi Qeveri të qëndrueshme.

Me 70 për qind të votave të numërueme, koalicioni i kryesuem nga PDK kishte 34.3 për qind të votave, Vetëvendosje (VV) 26.3 për qind, dhe koalicioni i udhëhequn nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), 25.8 për qind, shkruen Reuters tue citue rezultatet e DnV’s.

Rreth 1.9 milion kosovarë, gati gjysë milioni i të cilëve jetojnë jashtë vendit, janë regjistrue për me votue në zgjedhjet e treta që kur Kosova shpalli pamvarësinë në vitin 2008.