Reuters: BE ka shtye liberalizimin për Kosovën, Turqinë dhe Gjeorgjinë

kosovavizat

Vendet e BE kanë shtye liberalizimin e vizave për Kosovën, Turqinë dhe Gjeorgjinë, raporton Reuters, tue citue burime të delegacionit europian.

Heqja e vizave për Kosovën asht ngadalësue përkundër rekomandimit pozitiv të Komisionit Europian për me liberalizue regjimin e vizave.

Njajtë ka ndodhë edhe më shtetet e tjera që janë në pritje të këtij procesi, ka raportue Reuters.

Parlamenti Europian dhe Këshilli i Ministrave i BE’s, kanë me marrë vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën para vjeshtës së këtij viti.