Reuters: ISIS feston për tragjedinë e Nice!

Përkrahësit e Shtetit Islamik ISIS kanë shprehë gëzimin e tyne në rrjetet sociale mbas sulmit në Francë, kur nji kamion hyni në turmë të qytetarëve në Nice tue lanë së paku 80 të vdekun e mbi 100 të lënduem.

“Numri i të vramëve ka arritë në 62 kryqtarë francezë dhe të pafe në Nice, Francë… Allahu asht i madh, Allahu asht i madh”, thuhet në njanin ‘tweet’ raporton Reuters.

Kamioni shtypi qytetarët në Nice, derisa ata po festonin Ditën Kombëtare të Francës, tue ecë mbi trupat e qytetarëve ma shumë se 100 metra.

Ngasësi i kamionit asht qëllue për vdekje, mirëpo ende nuk asht ba i ditun identiteti i tij.