Reuters raporton për mospajtimet e mëdha që ka Kosova me BE për EULEX’in

Tanaa rastet gjyqësore në Kosovë të trajtueme nga prokurorët dhe gjyqtarët e Bashkimit Europian u pezulluen të Mërkurën, mbasi Kosova ka dështue për me zgjatë mandatin e tyne për shkak të nji mosmarrëveshje në lidhje me rolin e misionit ligjor të BE’s, EULEX.

Kështu thuhet në nji shkrim të publikuem nga Reuters, lidhun me mandatin e EULEX’it.

Simbas Reuters, tue u thirrë në burime ndërkombëtare, thuhet se BE dhe Kosova kanë mosmarrëveshje lidhun me rolin këtij misioni. Përderisa autoritetet kosovare dëshirojnë që ky mision me qenë vetëm rol monitorues, BE kërkojnë që EULEX me vazhdue punën në fushën e hetimeve dhe trajtimit të rasteve.

Ndërsa, misionit të EULEX’it i asht vazhdue mandati edhe për 2 vjet, deri në Qershor të vitit 2018. Por, kjo çashtje duhet me marrë edhe miratimin e Kuvendit, gjatë seancës që pritet me u mbajtë të Ejten.