“Revolucioni Laraman” s’ka të ndalun n’Maqedoni

revolucionilaraman

Sot nga ora 18:00 ka me vazhdue protesta e mbi 90 organizatave jo-qeveritare që protestojnë kundër vendimeve të presidentit Ivanov falje të politikanëve për krime dhe kundër partizimit të shtetit.

Protesta ka me fillue prej ores 18:00 para Prokurorisë Speciale Publike dhe ka me vazhdue para Qeverisë së Maqedonisë.

Organizatat pro qeveritare sot do të qendrojnë para Parlamentit të Maqedonisë për të mbrojt shtetin, si thonë ato.

Protesta gjithashtu do të ketë sot nga ora 14:00 ku do të organizohen protesta nga disa subjekte shqiptare në Maqedoni.
Lëvizja për Reforma PDSH, RDK me në krye Vesel Memedi, Shoqata e të Burgosunve Politik në Maqedoni, Illyricum Libertas dhe OVL-UÇK janë në Këshillin Organizativ të këtyne protestave në Shkup.