Rexhep Hoti: Para Azem Sylës u desht me shkue n’burg plotë emna tjerë

Anëtari i Kryesisë së PDK’së, Rexhep Hoti, ka thanë në Konventën e PDK’së se pse sot asht Azem Syla në burg, kur para tij ka qenë dasht me qenë shumë të tjerë.

“Na s’mundemi me luejt edhe ma tutje me ba hajgare”, ka thanë Hoti, në Konventën e PDK’së.

“Para Azem Sylës u desht me qenë nji varg emnash në burg”, ka thanë Hoti.

Ai ka thanë se zyrtarët e PDK’së i kanë humbun kredencialet për me dalë në mbrojtje të udhëheqësve partiakë, të cilët po arrestohen nga drejtësia.

Tanë këto fjalë, Hoti i ka thanë nbas fjalimeve të Hajredin Kuçit, Enver Hoxhajt e Arsim Bajramit. Të tre këta profesorë kanë thënë fjalë të mëdha për punët që janë ba në kuadër të PDK’së.