Rexhep Qosja me akuza të randa. Isa Mustafa ka ‘urdhnue vrasje të studentëve shqiptarë’!

Rexhep Qosja, do të jetë sonte, i ftuem n’emisionin ‘Dritare’, në Vizion Plus.
Akademiku nga Kosova n’emisionin e Rudina Xhungës ka folë edhe gjatë për situatën deshpëruese të shqiptareve dhe veçon si lajm të mirë, reformën në drejtësi dhe angazhimin e veçantë të ambasadorit Lu, për të cilin Qosja shprehet me konsideratë të veçantë në Shqipni.

Në të njajtën kohë Qosja ka folë edhe për situatën në Kosovë.

Rexhep Qosja ka mendimin që levizja që ka nisë në Kosovë, si nji ballafaqim me vetveten, tue ndalu te figura e Isa Mustafës që duhej të ishte në gjyq, simbas Qosjes, për krimet që ka urdhnue, ku Akademiku veçon 30 studentët e vramë në protestat e ’90 dhe e paralelizon atë kohë me protestat e sotme, që kanë përballë po njisoj Isa Mustafën.
“Njerëz me merita të luftës, njerëz të UÇK’s po qerojnë hesape me veten, e padëshirueme, nuk e ndigjoj lehtë këtë, por aq ma e lehtë asht që na të ballafaqohemi me ata që kanë punue kundër këtij populli dikur,” shprehet Rexhep Qosja.

Qeveria me të cilën ka qenë ky Isa Mustafa, ka urdhnue të shuejë demonstratat e studentëve në vitin ’89 dhe në fillim të ’90’tës, ku herën e dytë janë vra 30 studente e 70 të tjerë janë plagos.

Kjo asht statistika që kanë dhanë zyrtarët e jo unë, e vërteta mund të jetë shumë ma tragjike.

Në nji shtet historik, me përvojë historike, me tradita shtetnore, njerëz të tillë në kushte të tjera do të nxirreshin në gjyq, për krimin që kanë ba.

Kanë vra të rijtë që kanë protestu për lirinë dhe pamvarësinë e Kosovës. Asnji prej atyne që kanë qenë në qeveri nuk shihen ma. Unë them se aty ka pasë edhe njerëz të mirë, si thotë populli, i ka zanë taksirati dhe janë skaju, disa prej tyne kanë shku të jetojnë jashtë.

Ky vjen tash e na sundon me metoda që po i shohim çfarë janë, me dhunë, me presione që janë politike e psikologjike mbi njerëzit.

Na përjetojmë sot nji terror psikologjik, si dikur.

Prej nji viti e ca na jetojmë me nji krizë politike dhe institucionale, me pasoja të ndryshme ekonomike, shoqnore, etj.

Këto pasoja janë të nji terrori psikologjik e cila ka fillu me ardhjen e këtij njeriu në pushtet dhe me aleancën që krijoi ky me PDK’në, ka thanë Qosja.