Rexhep Selimi, çka thotë mbas marrjes në pyetje nga Prokuroria për Limajn!

Njani nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, asht thirrë si deshmitar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në rastin e fundit të Fatmir Limajt.

Lajmin për Indeksonline, e ka konfirmue vet Selimi.

Ai deshminë e tij për këtë rast e ka dhanë vetëm disa ditë para ngritjes se Aktakuzës nga ana e Prokurorisë Speciale.

“Sikur edhe në rastin Limaj në Hagë, poashtu edhe në rastin që po e heton Prokuroria Speciale ndaj Z Limaj, jam thirrë si deshmitar”, ka thanë Selimi.

Ai ka thanë se nuk mundet me nda hollësi nga deshmia e tij për shkak të procesit, por thotë se deshminë e ka dhanë tue besue thellë në pafajësinë e Limajt i njohun në luftë si komandant ‘Çeliku’.

“Unë pres që edhe në këtë rast me u deshmue pafajësia e tij”, ka shtue Selimi.

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, po akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për mos parandalimin dhe mos hetimin e vrasjes se dy personave gjatë luftës se fundit në Kosovë.

Mbrojtja e Fatmir Limajt ka thanë se pergjegjësinë për këto vrasje e kishte marrë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E n’anën tjetër, eksponent të naltë të Nismës për Kosovën, ngritjen e aktakuzës e kanë vlerësue si përndjekje ndaj personalitetit të Limajt.

Haxhi Shala, i njohun në luftë si komandant ‘Topi’ ka thanë ditë ma parë për se nji ditë ata kanë me folë me emna se nga kush po përndiqet Fatmir Limaj.