Rexhep Selimi e ‘godet’ Hashim Thaçin, qe për çka!

Deputeti i Levizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka komentue vrasjen e civilëve serb në Grackë të Lipjanit, tue thanë se aty duhet të flas drejtësia para se të flas urrejtja për shqiptarët.

Ai në nji postim në rrjetin social Facebook ka shkrue se akti i vrasjes së civilëve duhet gjykue dhe ndëshkue por jo me u paragjykue nji komb i tanë.

Simbas tij, përderisa nuk dihet kush e ka ba këtë krim, shqiptarët nuk duhen cilësue si terrorist dhe fajtor.

Ai në postim ka përmend edhe përuljen e presidentit Hashim Thaçi para pllakatës, tue thanë se asht e pafalshme të hedhësh lule aty ku shqiptarët konsiderohen terrorist.

Lexoni postimin e plotë të Selimit në Facebook:

Mua nuk do të më bënin përshtypje ndjenjat personale të cilitdo individ, por të pranosh të hedhesh lule aty ku shqiptarët përshkruhen si terroristë është e pafalshme për një njëri që pretendon së është president i Kosovës.

Akti i vrasjes së civilëve serbë në Gackë të Lipjanit është kriim që duhet gjykuar dhe ndëshkuar por jo me të cilin mund të paragjykohet një komb i tërë. Aty duhet të flasë drejtësia para se të flasë urrejtja për shqiptarët.

Përderisa nuk janë gjetur dhe gjykuar vrasësit e 14 serbëve lokalë në Gackë, cilësimi i shqiptarëve si terorist dhe si fajtorë pa i ditur dorasët është cilësim i poshtër si nga ata që i paragjykojnë shqiptarët si terroristë në pllakatë dhe po ashtu edhe nga ata që hedhin lule pranë atij mbishkrimi duke e legjitimuar cilësimin e shqiptarëve si fajtorë e terroristë.

 

viktimatterror