Rexhep Selimi: Gani Geci asht vrasës serik

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, e ka quejt Gani Gecin vrasës serik.

 
“Unë jam njani prej atyne që kam kërkue qe sa ma shpejt të zbulohet çdo vrasje e pazbulueme deri tash. Tue mos qenë të zbulueme këto, kanë arritë të bahen mjet dhe nga shumë eksponentë”, ka thanë ai.

 
“Në këtë rast, nji vrasës serik qysh Gani Geci – dy prej vrasjeve i ka pranue – akuzon të tjerët se munden me qenë si ai. Jo të tjerët nuk janë si ai, andaj ai do duhej me u përgjigj për ato që i ka pranue. Kur nji vrasës serik të akuzon për vrasje, ky asht paradoksi”, ka thanë ai. /Zëri/