Rexhep Selimi i përgjigjet ashpër Mustafës: Mbroi interesat e shtetit tonë e jo tjerëve. Po t’kishte qenë Serbia këtu, kishit qenë ‘qeveri kuislingiste’

Selimi: Parlamenti Europian nxjerr rezolute per Astrit Deharin, e deputetet e lige te Kosoves i heqin nenshkrimet per senace te jashtezakonshme per rastin.

Kosova ka mujt me pase ushtri prej dites kur asht shpalle Pamvaresia e Kosoves.

Keshtu ka thane Rexhep Selimi i Vetevendosjes ne Rrokum Roll te Televizionit Rrokum.

Ai vlerson se, ushtria ka qene dashte me u ba bashke me shpalljen e pamvaresise se Kosoves. Bile, thote se ka gjete nji deklarate te tij qe kishte thane keshtu para shpalljes se pamvaresise.

Ai thote se askush nuk ja ndalon Qeverise se Kosoves qe me me pase numer ma te madh te pjesetareve.

Sa i perket buxhetit per FSK, ai thote se, gjithmone ky buxhet ka qene buze mbijeteses, sepse nuk garanton asgja.

Selimi ne vazhdim ka thane se Kosova asht e rrezikueme nga agresioni i Serbise, dhe jo vetem nga terrorizmi nderkombetar, edhe pse per fat te mire, ne Kosove nuk ka te vrame nga ky terrorizem. Ne anen, tjeter kemi te vrame nga agresioni serb dhe arrestime te ndryshme.

“Po te ishte Serbia ende ne Kosove, kjo qeveri asht tipike servile”, konsideron Selimi, shkruen Rrokum.TV.

Tue fole per vdekjen e aktivistit te VV’s, Astrit Dehari, ka thane se duhet vec nji nenshkrim per me mbajte seance lidhun me kete cashtje.

“Parlamenti i Kosoves don me mjegullue kete pune”, thekson Selimi.

“Na kemi kerkue debat parlamentar per arrestimin e aktivisteve te VV’s per terrorizem, para se me ndodhe vdekja e Deharit, por ata (koalicioni v.j.) kane terheqe nga pika e rendit te dites kete, tue pamundesue debat parlamentar”, sqaron Selimi.

Selimi i ka quejt njerez te ligë deputetet qe kane terheke nenshkrimet per debat parlamentar per rastin Dehari.

Tue komentue per Demarkacionin, Selimi ka thane se, perderisa mbrenda koalicionit qeverises ka akuza per njani-tjetrin se kush e ka fajin per Demarkacionin, ‘mujm me konstatue se faji vec egziston”. /Rrokum.TV