Rexhep Selimi i kundërpërgjigjet PDK’s e LDK’s: Po thoni me çue n’arbitrazh, e këndej po thirrni për ratifikim! Mos po doni me mashtrue Europën!

Enver Zymberin e kanë n’qafë Hashim Thaçi e Bajram Rexhepi.

Rexhep Selimi nga Vetevendosje, i ftuem ne Rrokum Roll te Fidan Jupolli e ka nise bashkebisedimin tue komentue lajmin e fundit se Slobodan Milosevic ishte shpalle i pafajshem mbas vdekjes se tij per krimet ne Bosnje e Hercegovine.

“Lajm shokues qe Milosevic u shpalle i pafasjshem per luften ne Bosnje. Ndigjova qe thane nuk ka prova te mjaftueshme, sikur me thane nuk kishte vitkima te mjaftueshme”, tha deputeti Selimi, tue shtue se tane ato viktima kane qene dhe me thane nuk ka prova, kjo nuk ka kuptim.

Selimi ka fole per intervenimin e policise se Kosoves para 5 vite ne Mitrovicen e Veriut, ku u vra edhe polici Enver Zymberi.

“Policet ate nate nuk jane thirre per me intervenue, por gjoja per nji arrestim, mbasi kane shkue ne Stacion, ju kane kallxue se cka asht puna. Policet kane shkue te paushqyem, te paarmatosun dhe pa pajisje”, tha Selimi.

“Ai intervenim ishte nji veprim poitik dhe per ma shume konspirativ ne disfavor te realizimit te planit”, ka thane Selimi, tue shtue se, deri ate dite nuk ishte mire ne anen tjeter te Mitrovices, por prej asaj dite u vendosen barrikadat, u ba edhe ma keq.

Selimi ka komentue edhe ate qe po thuhet ne politiken kosovare se Demarkacioni asht kusht per liberalizim.

Ai tha se ky kusht nuk ju vnue Malit te Zi, as Serbise, e cile bile nuk e njeh kufinin e Kosoves.

Ai ka komentue, po ashtu, edhe lajmin se Demarkacioni asht vendose qysh ne Marreveshjen e Kumanoves nga NATO.

“Marreveshja e Kumanoves nuk asht ba mes shteteve dhe nuk asht marreveshje politike, sepse NATO nuk percakton kufi territorial”, tha ai, tue shtue se, ajo asht marreveshje tekniko-ushtarake mes NATO’s dhe Jugosllavise se atehershme.

Selimi ka thane ne Rrokum TV se Vetevendosje asht e pregaditun kurdo per me pengue ratifikimin e Demarkacionit ne Kuvend.

Ai ka komentue edhe sulmet e fundit terroriste dhe puçin e deshtuem ne Turqi.

Selimi ka ba me dije se Kosova nuk asht imune ndaj ketyne sulmeve, por duhet me i shtue mekanizmat e sigurise, ndersa per ngjarjet ne Turqi ai ka thane se asht i shqetsuem me reagimet e kosovareve ndaj kesaj ngjarje, si me pas ndodhe ne Kosove.