Rexhep Selimi kallxon vet se asht ai që e ka kërkue policinë me hy në Kuvend

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka reague mbas postimit të kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës, se ishte ai që e kishte telefonue Krasniqin për me futë policinë mbrenda në seancë, si arsyetim për me dalë nga situata e krijueme. Në këtë postim, Rexhep Selimi e mohon faktin se e ka telefonue Jakup Krasniqin për me ba kêtë.

Lutja e vetme që i kemi ba Jakup Krasniqit ka qenë ndërpremja e seancës për me pamundësue votimin e rezolutës. Kjo pra, ishte lutja e vetme që kishim na Lëvizja Vetëvendosje për Kryetarin e atëhershëm të Kuvendit, që në bazë të kompetencave që ka Kryetari i Kuvendit, me pamundësue nji të keqe që i erdhi ate seancë Kosovës, pasojat e së cilës po i përjeton Kosova sot. Pra, ate ditë, Lëvizja Vetëvendosje kishte nji kërkesë që Kryetari nuk na e realizoi. Ai kështu, lejoi që seanca me miratue rezolutën famëkeqe.

E lexova me vëmendje reagimin e e Kryetarit të atëhershëm të Kuvendit, Jakup Krasniqit, dhe detajet në lidhje me seancën e Kuvendit ku asht miratue marrëveshja e 19 Prillit 2013, e cila hodhi bazat për krijimin e “Zajednicës” në Kosovë.