Rexhep Selimi: Pasunia ime milionëshe asht shpifje

Dokumentari i Gazetës Ekspress “Shtabi i Milionerëve”, në të cilin asht publikue edhe pasunia e anëtarit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka ba që ky i fundit me reague ndaj atij publikimi.

Përmes nji konference për media, Selimi tha se s’asht e vërtet që pasunia e tij dhe e familjes asht ba në atë mënyre si thuhet në dokumentar.

Ai tha se mbrapa këtij dokumentari qëndron pushteti dhe se kjo gja asht ba enkas për me sulmue Lëvizjen Vetëvendosje.

Selimi shtoi se gjatë gjithë kohës e ka publikue pasuninë e tij në agjencinë anti korrupsion dhe se nuk ka asnji biznis që atë me quejt milioner.

Kjo s’asht pakënaqësia e parë që Lëvizja Vetëvendosje ngrit ndajë këtij mediumi.