Rexhep Selimi perplaset me sigurimin e Kuvendit

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, edhe sot asht shfaq superior ndaj zyrtarëve të Policiës së Kosovës.
Madje kësaj radhe shumë ashpër.

Fillimisht Selimi ka refuzu shumë ashpër dhe agresiv, të kontrollohej nga zyrtarët policor.

Ai shihet në video tue ju bërtit me za të naltë policëve.

Kur njani fillon ta kontrolloj në pjesën e poshtme të trupit, Selimi nervozohet dhe i hidhet në sulm verbal policit dhe i gatshëm për ta godit.
Mbas ndërhymjes së Policisë, Selimi qetësohet paksa dhe i bahet nji kontroll formale.