Rexhep Selimi thotë se nuk ka skaner që e ndal

Tash e tutje siguria në Kuvendin e Kosovës ka me u shtue.

Mundësitë për futjen e gazit lotësjellës mbrenda objektit të Kuvendit kanë me qenë shumë ma të vogla, për shkak që Kuvendi i ka kërkue Qeverisë nji shumë prej 270 mijë euro për me ble nji skaner modern, që mundet me detektue edhe gazin lotsjellës.

Ndërsa Kryeminstri Isa Mustafa, tha se duhet pyet Kuvendin nëse ka nevojë për t’gjitha këto pare, apo nji pjesë të tyne pritet me i marrë prej buxhetit të tij.

Mirëpo e pyetun nga Televizioni Rrokum, Lëvizja Vetëvendosje e vlerëson këtë akt të fundit të Qeverisë, si të papranueshëm.

Pamvarësisht qëndrimeve të palëve, nesër pritet me u pa nëse Kuvendi e ka ble skanerin dhe Qeveria mori apo jo sot nji vendim post factum.