Rexhepi i LDK’s: Kuvendi duhet me krijue komision për verifikimin e Demarkacionit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi, u ka ba thirrje pozitës dhe opozitës me u bashkue për me gjetë zgjidhje për çashtjet e interesit nacional, në këtë rast edhe për Demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka thanë se Kuvendi duhet me krijue nji komision me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë për me verifikue procesin e Demarkacionit.

Rexhepi ka thanë në nji intervistë për “Epokën e re” se nëse ky komision verifikon se Demarkacioni asht ba mirë, atëherë duhet me u ratifikue në Kuvend, por nëse janë ba gabime, atëherë nuk duhet me ratifikue.

Ai ka vlerësue kontributin e opozitës në jetën parlamentare, tue thanë se pa partitë opozitare nuk ka Kuvend të mirëfilltë dhe punë të mirë.