Rifat Jashari: Të bashkuem e çojmë amanetin e të ranëve n’vend!

Rifat Jashari ka folë në Kazermën e FSK’së “Adem Jashari” me rastin e Epopesë së UÇK’s.

Ai ka thanë se ndjehet mirë kur sheh ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Po më kënaqet shpirti e zemra kur po ju shoh juve ushtarë tanë që jeni rreshtu këtu, ku ma herët janë rreshtu forcat serbo-sllave”, tha Jashari.

Jashari ma tej ka thanë se asht mirë që të ruhet gjaku i atyne që kanë ra dhe të dërgohet amaneti i tyne aty ku deshiruen, e kjo simbas tij, arrihet vetëm së bashku.