Riformatimi i Qeverisë kursen buxhetin e Kosovës për 3.6 milionë euro

Riformatimi i Qeverisë së Kosovës, i cili ka me përfshi edhe zvogëlimin e ministrive, ka me ja kursy buxhetit të shtetit 3.6 milionë euro mbrenda nji mandati. Kështu kanë vlerësue hulumtuesit e institutit GAP dhe njohësit e çashtjeve politike në Kosovë. Simbas tyne, numri i ministrive duhet të zvogëlohet nga 19 sa asht tash në 13 gjithsej.

E përderisa në Kosovë aktualisht ka 19 ministri, dy prej tyne (ajo e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, si dhe Ministria e Integrimit Europian) tashma “funksionojnë” pa ministra.

Njohës të çashtjeve politike kërkojnë riformatim të Qeverisë dhe shuemjen e disa prej këtyne ministrive, përfaqësues të Qeverisë thonë se riformatimi ka me ndodhë, mirëpo ende nuk asht caktue se kur saktë ka me fillue nji proces i tillë.

Simbas Qeverisë, riformatimi ka me ardhë si rezultat i pajtimit të partnerëve të koalicionit PDK-LDK./Gazeta Express