Riformatimi, tash ide veç në letër!

Edhe pse ishte paralajmërue javë ma parë, riformatimi i Qeverisë së Kosovës ka mbet vetëm ide në letër tash për tash.
Ishte kreu i PDK’s, Kadri Veseli i cili para dy javësh pati paralajmërue se mbrenda javës së kalueme kanë me u ditë emnat e rijë, mirëpo ende asgja konkrete.
Lajmi.net mëson se problemi i zyrtarizimit të emnave të rijë në qeveri asht te LDK, mbasi që asht pikërisht partia që nuk po ja miraton ndryshimet kryeministrit Isa Mustafa.

“Problemi asht te LDK, mbasi që partia nuk mundet me arritë konsensus sa i përket emnave të rijë në qeveri nga radhët e veta”, ka thanë nji burim mbrenda qeverisë për lajmi.net.

Në anën tjetër, duket se PDK i ka emnat për pozitat që i mban.

“Për ministritë që i udhëheqë PDK asht kjo parti që vendos për emna, jo LDK”, thonë në Qeveri.