Riformatizimi n’fokus. Takohen sot Veseli e Mustafa!

veselimustafa

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, dhe kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, njiherësh, të dy liderat të partive të koalicionit, do të takohen sot për të diskutue nëse do të ketë riformatim apo zavendësim të ministrave.

Këtë e ka ba të ditun Veseli sot gjatë nji konference në partinë e tij.

“PDK ka me kerkue se bashku me partnerin në koalicion për me bisedue nëse do të kemi ndërrim t’emnave apo edhe riformatim të qeverisë. Nëse vlerësojmë se nuk do të ketë riformatim por vetëm zavendësim të pozitave të lana bosh na jemi gati qe sot”, ka deklarue Veseli.

“Sot do të kem nji takim me kryeministrin dhe do të shohim se si do të veprojmë”, ka shtue ai.