Rikonfirmohet: Kosova asht mbështetsja ma e madhe e SHBA’ve në botë

Edhe nji herë u dëshmue se vendi që e mbështetë Amerikën ma së shumti në tanë botën asht Kosova.

Në nji hulumtim që ka ba ‘Radio Free Europe’ del se Kosova ka arritë përqindjen ma të naltë kur asht fjala për përkrahje amerikane.

Shqipnia radhitet e treta me 80%, ndërsa, sa i përket Serbisë dhe Rusisë, asht deshmue edhe këtë herë se, ato aspak nuk janë partnere me Amerikën dhe lidershipin e saj.

Kosova shumë herë ka deshmue përkushtimin e plotë për thellimin e gjithanshëm të miqësisë, të bashkëpunimit bilateral dhe të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkueme të Amerikës, mikut ma të madh të Republikës së Kosovës në botë.

auto_21464965636