Rikthehen të evakuuemit e uraganit ‘Irma”, çereku i shtëpive s’janë ma (video)

Të evakuuemit e uraganit “Irma” kanë nisë me u kthye në ishujt “Florida Keys”, ku kanë gjetë skena shkatërrimi, me çerekun e shtëpive të zhdukuna dhe çdo ndërtesë tjetër me dame serioze.

Pamjet tregojnë qartë shkallën e shkatërrimit, që “Irma” dhe ernat e saj prej 192 km në orë lanë mbas. Ekipet e pshtimit dhe kërkimit po shqyrtojnë zonat e godituna ma randë, në kërkim të njerëzve që kanë mujt me mbetë të izoluem.

Presidenti, Donald Trump, ka me vizitue Florida’n të Ejten, për me pa damin që “Irma” shkaktoi në këtë shtet amerikan.

Rreth 90 mijë banorë që po kthehen në ishujt “Florida Keys” dhe në zonën “Miami Beach” janë paralajmërue se shumica e pompave të benzinit janë mbyllë dhe sinjali i telefonave nuk asht i rregullt.