Rikthehet Hillary Clinton: ‘Koha në shtëpi më ka ndihmue për me reflektue’

“Koha në shtëpi më ndihmoi për të reflektue”, kjo ishte fjalia e Hillary Clinton, mbasi iu rikthye fushatës me rekomandimin e mjekut se ajo asht e aftë për ta përballue dhe pse jo për të qenë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Në ditën e pestë mbas incidentit shëndetësor të 11 Shtatorit , ish-Sekretarja e Shtetit siguroi se ka me punue për nji botë ma të mirë, që fëmitë të jetojnë në nji botë të sigurtë.

“Më jepni mundësinë të jem presidentja juej”, tha Clinton nga mitingu i saj në Carolinën e Veriut.

Hillary Clinton premtoi se nuk di të bajë “show”, sikurse rivali i saj politik Donald Trump, tue përmendë pjesën e publikimit të raportit të tij shëndetësor te “The dr Oz”.

Ndërsa, nga ana tjetër, republikani Trump premtoi se ka me e kthye ekonominë amerikane në ditët e arta të kohës së Bill Clinton. Miliarderi tha se ka me rritë ekonominë me 4% çdo vit.