Rikthehet në Nish Nehat Thaçi

Nehat Thaçi, drejtori i arrestuem i policisë asht rikthye përsëri në Nish, ndërsa gjykata e këtij qyteti pritet të vendosë rreth masave që kanë me u marrë ndaj tij.

Prokuroria Speciale në Beograd ka vendosë që çashtjen e Nehat Thaçit ta rikthejë në kompetencë të gjykatës dhe prokurorisë së Nishit.

Simbas zadhënësit të prokurorisë Vladimir Stojanovic vendimi asht marrë sot dhe Thaçiasht ridërgue në Nish ku pritet që deri në orën 8 të mbramjes të merret nji vendim rreth masave ndaj tij.

Drejtori i policisë për rajonin jugor të Mitrovicës asht arrestue të Ejten nga Policia e Serbisë nën dyshimin për terrorizëm.