Rikthehet n’skenë shefi i ushtrisë i Koresë së Veriut!

kim-jong-un-

Ish-shefi i ushtrisë në Korenë e Veriut nuk ka vdek, si ishte pretendue ma herët.

Mediat kishin raportue se diktatori Kim Jong-un e ka ekzekutue atë në fillim të këtij viti.

Por Ri Yong Gil asht gjallë dhe asht shfaq në publik.

Gil ishte caktue shef i ushtrisë në Gusht të vitit 2013.

Mediat kishin raportue se ai mund të jetë ekzekutue mbas akuzave për korrupcion.

Po ashtu ishte pretendue se Gil drejton nji fraksion politik, rival me diktatorin Kim Jong-un.

Por gjithçka u rrxue kur mëngjesin e të Martës, Gil u caktue në nji post të randësishëm mbrenda Partisë së Punëtorëve.