“Rikthimi i Hoxhajt në bastionin suharekas, goditje për MPJ-në”

enverhoxhaj

Neglizhenca e këtij institucioni, e dëshmueme edhe në të kaluemën, dukshëm ndihmon në krijimin e diplomacisë joefektive, e cila ma shumë d\mton sesa që ndihmon në forcimin dhe përfaqësimin e subjektivitetit tonë në arenën ndërkombëtare.

Drejtimi i Ministrisë së Jashtme nga ana e PDK-së gjatë mandatit të kaluem, saktësisht nga i zgjedhuni prej këtij subjekti politik, Enver Hoxhaj, simbas raportimeve të ndryshme në medie, gjatë atij mandati ishte cilësue si njani nga rastet ma eklatante të instalimit të rrjetit nepotik dhe lokalist në nji dikaster qeveritar. Tani me rikthimin e tij në të njajtën pozitë, po cilësohet nga opozita dhe analistat politikë si nji vazhdimësi e shndërrimit të MPJ-së nga Hoxhaj në nji bastion akoma ma të fuqishëm të suharekasve, me nji rrjet të fortë nepotist, tue krijue mundësi rehatimi dhe sistemimi të njerëzve ma jokompetentë, thuajse analfabetë, napër përfaqësitë diplomatike të Kosovës dhe ambasada gjithandej napër botë. Ky rrezik vlerësohet me qenë dami ma i madh që pritet me ju ba, për pjesën e mbetun të këtij mandati, politikës së jashtme të Kosovës.

Deputeti i lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Ismail Kurteshi, tha për “Kosova Sot” se jo vetëm në këtë ministri, por pothuajse në të gjitha dikasteret ministrore, praktika e instalimit të rrjeteve nepotiste dhe joprofesionale në punësim asht ba “Ligj” i llojit të vet të kapjes së shtetit nga kjo klasë politike e korruptueme, prandaj asht e nevojshme që shteti sa ma parë me u lirue nga keqqeverisja e tyre. “Nji ndër të këqijat e mëdha, që i karakterizon institucionet e vendit në të gjitha nivelet, asht nepotizmi. Kusht shumë i randësishëm për punësim, pamvarësisht kualiteteve, janë lidhjet qoftë partiake qoftë familjare, ose korrupsioni. Këto dukuni të shëmtueme e pamundësojnë parimin – njeriu i duhun, në vendin e duhun, kështu i kemi degradue institucionet, shkollat, spitalet e pse jo edhe ambasadat, mbasi që me detyra të përfaqësuesit të vendit janë angazhue njerëz, që nuk janë të zotët me i përfaqësue as familjet e tyne”, u shpreh ai.