Rilindja boton poezi për Edi Ramën, vargje që edhe Enver Hoxha kishte me i pasë zili

Në faqen zyrtare në Facebook të “Rilindjes” së Edi Ramës asht hedh nji poezi kushtue Kryerilindasit, të cilën edhe Enver Hoxha kishte me pasë zili.

Edi Rama aty cilësohet edhe punëtor edhe llogaritar edhe legjendar, kurse “armiqtë” etiketohen ashtu si i ka qejf kryetari, “zagarë”.

Jo vetëm kaq por në këtë poezi qesharake të botueme në faqen e Rilindjes bahet thirrje që “armiqtë” e udhëheqësit, duhet me i “shkel e me i ba pluhun”

 

Poezia e plotë për Kryerilindësin Edi Rama:

Ecen drejte me koken lart.
Si i thjeshti qytetar.
Le te lehin keta zagart.
Se ty te kemi kryetar.

Ty te kemi krenari.
Punetor dhe llogaritar.
Rrofsh sa malet o njeri.
Te pacim o legjendar.

Le te flasin te deshtuarit.
Ti shkelim e ti bejme pluhur.
Kane inat keta te mbaruarit.
Se jemi Drejtimi i Duhur…

Pune kerkuam pune na dhe.
Kush ne qytet e kush ne fshat.
Lider ti do jesh per ne.
E jo kelyshat demokrat.

 

auto_poezia1477128228