Rinia e Kosovës duen me punue punë sezonale që me sigurue shkollimin

femnatpuna

Të rijtë në Kosovë, të cilët përbajnë numrin ma të madh të papunëve, kërkojnë dhe dëshirojnë me punue së paku punë sezonale në tregun kosovar.

Në rubrikën e përjavshme “VOX” të Radios Evropa e Lirë, disa nga të rijtë e anketuem thonë se gjatë pushimeve verore, janë të gatshëm me punue punë nga ma të ndryshmet, në mënyrë që me sigurue mjete financiare për vitin e ri akademik. 

Interesim ma të madh për punësim sezonal, të rijtë në vazhdimësi kanë paraqitë për në vendet e Bashkimit Europian, po ata tashma shprehen të gatshëm me punue edhe në tregun kosovar.