Rinia lobon për liberalizimin e vizave për Kosovën

Në Kuvendin e Kosovës, me mbi 2/3 e votave , rreth 120 të rinj nga vende të ndryshme të Europës, kanë miratue “Rezolutën e Këshillit të Ministrave për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës”.

Para të rinjve nga Franca, Danimarka, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Shqipnia, dhe Kosova, nji fjalë rasti mbajti zv/ministri i Integrimeve Europiane, Ramadan Ilazi, i cili tha se Kuvendi i Kosovës asht nji arene e fuqishme e debateve, madje ai ironizoi me gjendjen aktuale të seancave të gazit.

Simbas Ilazit Kuvendi i Kosovës asht nji vend historik masi aty asht shpallë edhe Pamvarësia e shtetit.

Mbas Ilazit , folen edhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të vendit.

Konferenca “Modeli i Bashkimit Europian në Kosovë”, asht organizue nga Instituti Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime “iCHAT”, nga Prishtina, në bashkëpunim me organizatën “I choose to change dhe World”, nga Tirana.