Rinisin sulmet kundër Shtetit Islamik prej Turqie

Koalicioni që udhëheq SHBA kundër grupit militant Shteti Islamik ka rinis sulmet ajrore nga Turqia.
Ato janë pezullue përkohësisht, për shkak të përpjekjes së dështueme për grushshtet në Turqi, më 15 Korrik.

Zadhanësi i Pentagonit, Peter Cook, tha se autoritetet turke kanë rihapë hapësinën ajrore për avionet ushtarakë të Diellën.

“Për rrjedhojë, operacionet kundër Shtetit Islamik kanë rinis”, tha Cook.

Turqia, nji aleat i madh i Washingtonit në rajon, ka lejue SHBA’n me përdorë bazën e saj ajrore Incirlik në qytetin Adana, për me krye sulmet kundër Shtetit Islamik.