Rinumërimi i 117 kutive: Qe kujt ja nxuni Naser Osmani vendin e deputetit

Mbas rinumërimit të 117 kutive, lista e deputetëve të koalicionit LDK-AKR-Alternativa ka pësue ndryshime. Naser Osmani ka arritë me sigurue numrin e mjaftueshëm të votave që me hy përsëri në Kuvend.

Lajmi.net mëson se Osmani ka arritë që jashtë Kuvendit me lanë ish-minsitrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmanin.

Para rinumërimit të këtyne kutive, Osmani kishte pasë 7 mijë e 265 vota, dhetë ma pak se Imet Rrahmani.

Vendimi për rinumërim të 117 kutive, kishte ardhë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.