Rishpallja e konkursit për Rektor të UP’s, mbrenda ditësh

Deshtimi i zgjedhjeve për Rektor në Universitetin e Prishtinës, çoi deri të shpallja e konkursit të ri për këtë pozitë, e që pritet me u ba brenda ditësh.

Këtë e bani të ditun kryetari i Këshillit Drejtues të UP’s, Ismet Salihu, edhe pse nuk ka dhanë datë të saktë.

Salihu tha për Televizionin Rrokum, se konkursi ka me u shpallë mbrenda kësaj jave, ndërsa procedura për zgjedhjen Rektorit ka me qenë e njajtë.

I pyetun nga Televizioni Rrokum për mundësinë e riaplikimit të kandidatëve që nuk arriten me fitue votat e mjaftueshme për të parin e UP’s, Salihu tha se rregullisht dhe moralisht ata nuk duhet me kandidue.

Rishpallja e konkursit pritet të bahet pasi në zgjedhjet e përgjithshme, në raundin e parë, Bordi i UP’s nuk arriti ta zgjedh për Rektor asnjanin nga katër kandidatët që kishin arritë në intervistë të Premten e kalueme.