Rivitalizimi i Urës së Ibrit duhet me u ba para 25 Gushtit

Ka përfundue në Bruksel raundi i bisedimeve mes palës së Kosovës dhe asaj serbe në lidhje me zhbllokimin e marrëveshjeve të cilat janë bllokue për nji vit.

Simbas nji komunikate të zyrës së kryeministrit ky raund i bisedimeve ka qenë maratonik dhe ka zgjatë mbi 19 orë.

“Me gjithë faktin se këto kanë qenë bisedime mjaft të vështira, por në nji atmosferë konstruktive të ndërmjetësueme nga Drejtoresha e BE’së për Europën Perëndimore dhe Ballkanin, znj. Angelina Eichhorst, asht shënue progres në zhbllokimin e marrëveshjeve në fushën e heqjes së barrikadës nga ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe marrjen e kodit telefonik shtetnor për Kosovën”, thuhet në nji komunikatë ku citohet ministrja për Dialog Edita Tahiri, e cila kryeson delegacionin e Kosovës në Bruksel.
Si potencohet në komunikatë angazhimi i Bashkimit Europian në këto bisedime ka qenë maksimal në mënyrë që këto dy çashtje ma në fund të zbatohen dhe qendrimi i BE’s ka qenë i qartë që palët duhet t’i plotësojnë obligimet e tyne zbatuese tue theksue se ky dialog asht për fqinjësinë e mirë dhe asht kusht për të dyja shtetet në rrugën e tyne të integrimit europian.

 

editaaa