Roberto Saviano: Nuk besoj ma te drejtësia

Gomorra në vitet e fundit më ka ba me humbë çdo lloj shprese nga drejtësia, nga institucionet, nga politika. Nuk kam asnji shpresë nga media. E në këtë katastrofë depresive apo realitet, kam mësue me njoftë gjestin e mirësisë, përtej ideologjisë së të mirës. Pra jo shoqatat, jo gurutë, jo ata që duen me tregue se bajnë mirë dhe vendosin drejtësi.

Unë nuk besoj, e këtu citoj librin e mrekullueshëm të Vasily Grossman “Jeta dhe Fati”, nuk besoj ma te drejtësia. N’emën të drejtësisë janë ba krimet ma të këqia. E vazhdojnë me u ba. Por besoj në mirësinë. Në synin që sheh në sy, në dorën që shtrëngon nji dorë.

Këto 10 vjet jetë, i mbyllun e mandej mes njerëzish, tue u fshehë e mandej tue dalë në televizion, nga kjo jetë pra, kaq absurd, ajo çka kam kuptue asht se ajo që mundet me na shpëtue nga pikëpamja njerëzore, asht raporti nji me nji. Ai gjesti falas, që harrohet menjiherë. Kam kuptue se për me na shpëtue mbetet fjala ma e vështirë me u thanë: mirësia.

Kështu tha shkrimtari Roberto Saviano, i cili flet mbas 10 vitesh jetë në “arrati”.