Roberto Saviano, qe kush asht vendi ma i korruptuem n’botë!

robertosaviono

Britania e Madhe asht shteti ma i korruptuem në botë, simbas ekspertit të mafias dhe shkrimtarit Roberto Saviano.

Saviano, asht autori i njanit nga librat ma të lexuem për mafian që zbulon të msheftat e bandës napolitane “Gomorra”, grupit kriminal ma brutal në botë dhe po ashtu ka shkrue librin tjetër shumë të shitun “ZeroZeroZero”, që flet për krimin internacional dhe kartelet e drogës.

Ai qysh nga 2006 jeton nën mbrojtjen policore, sepse ka marrë kercënime të vazhdueshme nga mafiozët italianë.

Saviano komentet për Britaninë i ka ba në Hay Literary Festival që organizohet në Wales, shkruen The Independent.

“Nëse unë ju pyes juve se ‘cili asht vendi ma i korruptuem në botë?’, ju sigurisht do të thoni se asht Afghanistani, ndoshta Greqia, Nigeria, jugu i Italisë, por unë do t’ju them se asht Britania e Madhe”, ka thanë Saviano derisa po u fliste të pranishmëve në Hay-on-Wye.

“Nuk asht në pyetje burokracia, as policia, nuk asht as politika, por çfarë asht i korruptuem komplet në Britani, asht sistemi financiar – kapitali financiar. 90 përqind e pronarëve të kapitalit në Londër kanë kompanitë e tyne offshore”.

“Vendet si Jersey dhe Cayman janë dyert që çojnë në krimin ekonomik n’Europë dhe Britania e lejon këtë”, ka thanë Saviano.