Roja bregdetare britanike shpeton 18 shqiptarë pa u mbyt n’deti

18 emigrantë shqiptarë dhe dy shtetas britanikë janë shpëtue nga Roja Bregdetare e Britanisë së Madhe mbasi rrezikun që të mbyteshin.

Ata lundronin me nji barkë n’ujnat mes Britanisë dhe Francës.

Autoritetet angleze morën nji telefonatë emergjence kur barka ku ndodheshin shqiptarët filloi me u mbushë ujë.

Drejt vendit të ngjarjes, nga Anglia u nisën nji helikopter dhe nji anije për me ju ardh në ndihmë 18 shqiptarëve dhe 2 kontrabandistëve.

Emigrantët shqiptarë u derguen në Zyrën e Emigracionit ku dhe u morën në intervistë.

Autoritetet u vunë në kerkim të emigrantëve vetëm mbasi ata nisën me telefonue familjet e tyne nga barka.

Familjarët kanë dhanë alarmin te autoritetet tue kerkue ndihmë mbasi po mbyteshin.

Presidenti i rojës bregdetare franceze tha se trafikantët pamvarësisht se marrin shuma të majme parash përdorin mjete që nuk janë të përshtatshme për kalimin e Kanalit.

 

2-kosovaret

 

3-rojaa

 

4-rojaaa

 

5-rojaaa

 

6-rojaa