Roma blindohet nga ajri e toka për shejtënimin e Nanës Terezë

Kryeqyteti i Italisë, Roma, blindohet nga toka dhe ajri nën masa të rrepta sigurie për me garantue mbarëvajtjen e ceremonisë së shenjtënimit të Nanë Terezës që do të mbahet në sheshin e “Shën Pjetrit”.

Përgjatë ditës së sotme, nga ora 08:00-19:00 janë të ndalueme fluturimet mbi Vatikan.

Forcat Ajrore kanë përgadit nji sistem për zbulimin e fluturimit të avionëve të paautorizuem, shkruen Oranews.

Në gjendje gatishmënie janë ekipet e emergjencës së policisë dhe karabinierët.

Masat e shtueme të sigurisë vinë jo vetëm për shkak të numrit të madh të besimtarëve që pritet të jenë sot të pranishëm në ceremoni, por edhe prania e 13 personaliteteve të hueja, krena shtetesh e qeverishë.

Nji vëmendje të shtueme ka edhe për sigurinë e Papa Françeskut, i cili duket mjaft i qetë: “Na do të kemi nji gëzim tue e pa atë të shejtë, e meriton”.