Roma ‘okupohet’ nga refugjatët, kjo asht ajo çka bani policia (foto-video)

Forcat speciale të Policisë italiane kanë përdor gaz lotsjellës dhe topa uji për me shpërnda nji numër të madh refugjatësh të cilët kishin uzuarpue nji shesh në Romë, në shejë proteste për dëbimin e tyne nga nji ndërtesë ku ata po banonin.

Pamjet e transmetueme nga televizionet tregojnë refugjatët që tentojnë me goditë policinë me shkopa dhe gjësende të tjera, derisa ata kryenin operacionin për dëbimin e tyne nga sheshi, raporton Guardian.

Sheshi, pak metra larg stacionit kryesor të trenave, ishte mbush me dyshekë  dhe elemente të tjera që refugjatët i kishin marrë me vete.

Në nji dritare ishte mvarë nji shejë ‘Na jemi refugjatë, e jo terroristë’.

Italia ka kohë që po përballet me valë të shumta të refugjatëve, mbasi gjeografikisht, asht vendi i parë ku arrijnë refugjatët nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës drejt Europës. /metro